Tirana histori suksesi, Veliaj në Gjermani: Qytet model për punën e bërë për fëmijët

Tirana histori suksesi, Veliaj në Gjermani: Qytet model për punën

UNICEF e ka përzgjedhur Tiranën si histori suksesi për punën që ka bërë për fëmijët, që nga shtimi i hapësirave argëtuese dhe të gjelbra, këndet e lojërave, çerdhet, kopshtet e shkollat.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në Samitin e Parë Ndërkombëtar për Qytetet Miqësore për Fëmijët  Gjermani, për të rrëfyer sfidat me të cilat u përball në këto 4 vite.

Veliaj: Ishte një kënaqësi e veçantë që, në Forumin Global të UNICEF-it, të prezantonim Tiranën si një histori suksesi i një qyteti miqësor për fëmijët. Jemi fokusuar shumë te fëmijët, e filluam me këndet e lodrave, me kopshtet, me çerdhet, tani po vazhdojmë me 17 shkollat e reja, me fëmijët që mbjellin pemë, që mësojnë biçikletën. Një qytet që nuk investon te ata, është një qytet pa të ardhme. Por, unë besoj se e ardhmja europiane e Tiranës, është investimi që po bëjmë te fëmijët sot.

Veliaj e sheh këtë si motivim më shumë.

Veliaj: Mezi pres që pas këtij vlerësimi që morëm nga UNICEF-i si qyteti model, që me kushte modeste transformon realitetin për fëmijët, të vazhdojmë çdo muaj me nga një kënd lodrash, me 17 shkollat e reja, me dietat e reja në kopshte dhe çerdhe.

Kryebashkiaku bëri të ditur se një tjetër synim është që në bashkëpunim edhe me kompanitë e mëdha private, të bëhet e mundur krijimi i çerdheve dhe kopshteve në ambientet e tyre, për të siguruar një rritje dhe zhvillim sa më të mirë të fëmijëve.

EMISIONET