Tifozi 10-vjeçar i United i lutet Kloppit që Liverpool të humb një ndeshje, përgjigja e gjermanit është brilante

Trajneri i skuadrës së Liverpoolit, Jurgen Klopp, duket se është i dashur nga të gjithë në futbollin anglez, përfshirë edhe nga tifozët rivalë. Tifozët e rivalëve të mëdhenj të The Reds-ave janë duke përjetuar momente jo të mira teksa shohin ecurinë e pabesueshme të Liverpool që po marshojnë të sigurt drejt fitimit të Premier League.

Daily Mail  ka nxjerr në pah një histori zbavitëse me një tifoz 10-vjeçar të Manchester United i quajtur Daragh dhe trajnerit Klopp, të cilët kanë shkëmbyer disa letra.

10-vjeçari i ka kërkuar trajnerit gjerman që Liverpooli të humbë një ndeshje, ndërsa përgjigja e Kloppit ishte brilante.

Letra e tifozit të Manchester Unitedit

“I dashur Jurgen Klopp, emri im është Daragh. Unë jam 10 vjeç. Unë shkoj në Glensëilly NS në Donegal. Unë mbështes Man Unitedin dhe arsyeja pse po të shkruaj është sepse kam një ankesë”.

“Liverpooli po fiton shumë ndeshje. Nëse fitoni edhe nëntë ndeshje, atëherë bëheni skuadra më ecurinë më të mirë si e pamposhtur në futbollin anglez. Duke qenë një tifoz i Machester United,  kjo për mua është shumë trishtuese”.

“Kështu që herën tjetër, kur Liverpooli do të luajë, ju lutemi bëjini ata të humbasin. Ju thjesht duhet ta lini ekipin tjetër të shënojë. Shpresoj që të kam bindur që të mos e fitosh kampionatin ose të fitoni përsëri një ndeshje tjetër. Sinqerisht, Daragh”.



Përgjigja brilante e Jurgen Klopp

“Fatkeqësisht, me këtë rast nuk mund ta pranoj kërkesën tuaj, jo me zgjedhje sidoqoftë. Sa më shumë që ju dëshironi që Liverpooli të humbasë, është detyra ime të bëj gjithçka mundem për të ndihmuar Liverpoolin të fitojë pasi ka miliona njerëz në të gjithë botën që duan që kjo të ndodhë, kështu që unë me të vërtetë nuk dua t’i lë ata”.

“Për fat të mirë, ne kemi humbur ndeshje në të kaluarën dhe do të humbasim lojërat në të ardhmen sepse ky është futbolli. Problemi është kur jeni 10 vjeç, ju mendoni se gjërat do të jenë gjithmonë ashtu siç janë tani, por nëse ekziston një gjë që mund t’ju them si 52 vjeç është se nuk është kështu”.

“Megjithatë, pasi të keni lexuar letrën, mendoj se mund të them me siguri se një gjë që nuk do të ndryshojë është pasioni juaj për futbollin dhe për klubin tuaj. Manchester Unitedi ka fatin që juve tifoz”. Shpresoj që nëse jemi me fat që të fitojmë më shumë ndeshje dhe mbase madje të ngremë edhe disa trofe të tjerë, nuk do të zhgënjeheni sepse megjithëse klubet tona janë rivalë të mëdhenj, ne gjithashtu ndajmë një respekt të madh për njëri-tjetrin”.

“Kjo, për mua, është ajo që ka të bëjë me futbollin. Bëni kujdes dhe fat të mirë, Jurgen”.


EMISIONET