Juventus-Inter pritet të luhet ditën e dielë me 1 mars por supersfida e javës së 26 e Serisë A është vendosur të zhvillohet pa tifozë për shkak të frikës nga Coronavirusi.

 Një ndeshje si Derbi i Italisë do të ishte e pamjaftueshme pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit "Allianz Stadium". Në këto kushte sipas mediave italiane, po studiohet mundësia për ta zhvendosur të hënë këtë takim, pasi dekreti i qeverisë për Coronavirusin skadon të dielën, më 1 mars.

Sipas “La Stampas”, ka dalë në horizont pikërisht hipoteza për të shtyrë të hënën në mbrëmje. Teknikisht, masat parandaluese në Piemont skadojnë më 29 shkurt, ndërsa ato të qeverisë një ditë më vonë. Në gjendjen aktuale, nuk ekziston asnjë normë që i ndalon ndeshjet të luhen me tifozë të hënën. Gjithsesi, ditët në vazhdim është e mundur që autoritet të miratojnë rregullat e reja.

/Ora News.tv/