Tifozët kundër Icardit: Nuk ka vend për ty Meazza!

Tifozët kundër Icardit: Nuk ka vend për ty Meazza!

Rikthimi i Icardit në skuadër nuk është pritur mirë nga tifozët.

“Curva Nord” grupimi ultras i zikaltërve janë shprehur të pakënaqur nga ish-kapiteni argjentinas. Tifozët i dërguan një komunikatë për shtyp klubit ku i paraqitën qëndrimin e tyre kundër Icardit dhe se sjellja e tij po rrezikon sezonin e Interit.

“Sjellja e tij është e patolerueshme. Më e rëndësishme për ne është shpirti i skuadrës dhe jo rekordet individuale të një lojtari. Icardi nuk ka karakterin për të qenë kapiten i skuadrës. Icardin nuk e konsiderojmë më pjesë të Interit.Kualifikimi në Champions vitin tjetër me të na çon drejt një të ardhmeje të dështuar”.-deklaruan ultrasit.

Ngjarjet e fundit mes Icardit, bashkëshortes së tij Wanda Nara dhe drejtuesve të klubit sollën një krisje totale mes sulmuesit dhe tifozëve. Mauro Icardi kërkohet nga shumë klube, ku më të interesuarat për shërbimet e tij janë Reali i Madridit dhe Juventusi.

EMISIONET