Tifozët e pyesin për të ardhmen, Balotelli përjashton Napolin

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli ka sugjeruar se ai do të jetë i hapur për t'u bashkuar me Napoli, por dëshira e tij nuk po pëlqehet shumë nga Aurelio De Laurentiis.

27-vjeçari është pyetur nga një tifoz se pse nuk shkoni tek Napoli në "Instagram", në të cilën ai u përgjigj:

"Unë mendoj se kjo pyetje është më e përshtatshme për Presidentin tuaj!"

Një përgjigjje që vjen pas deklaratës së De Laurentiis që pohoi se ka vite që klubi i drejtuar prej tij nuk do të nënshkruajë asnjëherë me sulmuesin italian.

Napoli është paraqitur si një destinacion i mundshëm për Balotellin, vajza e të cilit Pia u lind në këtë qytet.

EMISIONET