Lyon u kualifikua në Champions League pas barazimit 2-2 kundër Leipzig. Përtej kualifikinit ajo që bërë më shumë bujë ishte një përleshje mes futbollistëve të klubit francez me tifozët e tyre.

Braziliani Marcelo pati një përplasje me tifozët, me këta të fundit që nxorën një banderole ofenduese ndaj lojtarit. Ndërhyrja e kapitenit Depay nuk e ka qetësuar situatën, por, siç mësohet, një ngjarje e tillë nuk ka ndikuar te 32-vjeçari i cili do të vazhdojë aventurën me ekipin e Rudi Garcias të paktën deri në verë.

32-vjeçari ka shprehur zhgënjimin për një situatë të tillë, teksa ka qetësuar drejtuesit se nuk ka ndërmend të gjejë një skuadër tjetër në janar.

/Ora News.tv/