Rikthehet dhuna në futboll, "Ujqërit" sulmojnë kuksianët

Tensionohet situata para ndeshjes mes Skënderbeut dhe Kukësit në Korçë. Shkak është bërë një përplasje mes tifozerive të dy skuadarve, të cilat po i drejtoheshin stadiumit për të ndjekur duelin.

Tifozët e Kukësit ishin duke konsumuar diçka për të ngrënë dhe për të pirë në një kioskë para stadiumit, por aty pranë kanë kaluar tifozët korçarë. Pas disa ngacmimeve me fjalë, ka plasur sherri, që ka arritur deri të gjuajtja me shishe mes tyre.

Vetëm ndërhyrja e forcave të policisë pranë stadiumit ka bërë që situata të qetësohet para ndeshjes.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore dhe pritet të nis në orën 17:00.

Pamje nga momenti i konfrontimit të dy tifozerive:



EMISIONET