Sportistët e Këlcyrës bllokojnë rrugën: Lironi shokët tanë! Arbitri mori ryshfet

Sportistët e Këlcyrës bllokojnë rrugën: Lironi

Tifozë të Këlcyrës kanë bllokuar aksin që lidh Këlcyrën me Përmetin .

Kjo revoltë e tifozëve të skuadrës së Këlcyrës ka ardhur pas arrestimit të zëvendës trajnerit dhe  3 futbollistëve të këtij ekipi, dhe sipas tifozëve ky aks rrugor do të mbetet i bllokuar deri në momentin kur do të lirohet futbollistët dhe zv trajneri i tyre.

Ndërkohë pjesë e protestës janë dhe stafi teknik dhe lojtarët e Këlcyrës, me kapitenin e ekipit që në një deklaratë për mediat është shprehur se dhuna nuk është e justifikueshme, por ai e ka bërë veten. Më ka thënë personalisht se ndeshjen do ta fitojë Përmeti.

Në të njëjtën linjë ka qënë dhe trajneri i Këlcyrës:

"Albitri vazhdoi me detyrat që ka marë . Ne dyshojmë se ai do të ketë marrë rryshfet. Të gjitha veprimet tregojnë se ai ka marrë rryshfet. Dhuna është e dënueshme. E ka për herë të dytë këtë punë"- deklaroi trajneri i ekipit të Këlcyrës.

Ndalimi i futbollistëve dhe trajnerit erdhi pas konfliktit që degjeneroi në sherr gjatë ndeshjes së djeshme midis Përmetit dhe Këlcyrës, me drejtues e lojtarë të Këlcyrës që goditen me sende të forta albitrin kryesor dhe një nga asistentët e tij.

Futbollistët e shoqëruar nga policia  për të dhënë sqarime mbi ngjarjen janë trajneri i vendasve si dhe lojtarët Entilion Kamberaj, Klodian Xhakollari dhe Andi Hina.




EMISIONET