Për t’i mbrojtur nga koronavirusi, Greqia përdor vaksinën kundër tuberkulozit në njerëzit mbi 50 vjeç

Për t’i mbrojtur nga koronavirusi, Greqia përdor vaksinën

Në datën 1 qershor Greqia do nisë vaksinimi i njerëzve mbi 50 vjeç për të mbrojtur popullsinë nga një valë e dytë e koronavirusit.

Është një vaksinë ekzistuese e rekomanduar nga studiuesit në Spitalin Attikon, pasi ende nuk është gjetur asnjë vaksinë për koronavirusin e ri.

Konkretisht, ekspertët grekë, të udhëhequr nga Profesori i Patologjisë-Infeksione të EKPA-së Z. Evangelos Giamarellos, kanë marrë miratimin nga Agjencia Kombëtare e Barnave (EOF) për të filluar në 1 qershor programin e vaksinimit me vaksinë tuberkulozi. Kjo fushatë vaksinimi do vazhdoje dëri në muajin shtator.

Programi është i hapur për njerëzit mbi moshën 50 vjeç, të cilët kanë sëmundje koronare të zemrës, sëmundje pulmonare obstruktive kronike ose janë në rrezik të lartë.

Vaksinimi do të bëhet në 4 spitale në Athinë por edhe në spitalet në Selanik, Patras, Janinë, Alexandroupolis, Imathia, Ptolemaida, Nafplio dhe Corinth.

EMISIONET