Thomas Strakosha "çmend" Premier League, Arsenal e Tottenham afër shqiptarit

Thomas Strakosha "çmend" Premier League, Arsenal e Tottenham

Pas Etrit Berishës duket se është radha e Thomas Strakoshës për të ndryshuar skuadër.

Gardiani i Lazios mund të shfrytëzohet për të mbushur arkat e klubit italian, që kërkon të bëj përforcime të reja në prag të sezonit të ri. E për këtë fakt, shumë skuadra kanë nisur ofensivën drejt 24 vjeçarit, i cili shihet si një lojtar mjaft premtues.

Sipas "Tuttomercatoweb", skuadrat më të interesuara janë ato të Premier League dhe sidomos ato londineze. Arsenal, West Ham dhe Tottenham duan të përfitojnë nga një situatë e Strakoshës, por pas nuk mbetet as Newcastle.

Gjithsesi, ofertat më të vogla se 40 milionë euro nuk e bindin klubin bardhekaltër, që kërkon më shumë se aq. Në favor të kryeqytetasve është edhe kontrata, që e mban të lidhur me Olimpicon deri në qershor të vitit 2022.

EMISIONET