Thohir "presion" Juventus-it: Paguaj 400 milionë euro dhe merr Icardin

Thohir "presion" Juventus-it: Paguaj 400 milionë euro dhe merr

Mauro Icardi kushton plot 400 milionë euro. Është ky konstatimi i presidentin në minorancë të Inter-it Erick Thohir që ka paralajmëruar të gjithë skuadrat italiane që duan shërbimet e bomberit argjentinas.

"Icardi ka një klauzolë lirimi prej 110 milion euro dhe çdo klub që mendon të paguajë duhet të flasë me drejtuesit e Interit. Në Itali do të kushtonte shumë më tepër se kjo shifër, ai mund të kushtonte 200 milion, 300 milion euro apo edhe 400 milion euro. Për momentin klauzola është ende 110 milion euro, ndërsa pritet që rritja të shkoj deri në 150 milionë euro".-tha biznesmeni indonezian për "TopSkor".

Për shërbimet e argjeninasit kanë shfaqur interes skuadra si Real Madrid dhe PSG, ndërsa kësaj gare i janë bashkuar dhe kampionët e sapo shpallur të Italisë, Juventus-i.

EMISIONET