Thirrja e Kodhelit për integrimin: Të punojmë bashkë pa shkopinj nën rrota

Thirrja e Kodhelit për integrimin: Të punojmë bashkë pa

Deputetja e PS, Mimi Kodheli bëri një thirrje për të gjitha palët politike dhe shoqërinë civile, që të bashkëpunojnë për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Gjatë diskutimeve në Parlament, për rezolutën e integrimit të Shqipërisë, socialistja Kodheli tha se duhet të punohet pa shkopinj nën rrota për t'i dhënë një shans shpresës evropiane.

Kodheli: Asgjë nuk mund të arrihet pa vullnetin e plotë për frymën e  bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile.

Kuvendi i ka të gjitha mekanizmat për mbikëqyrjen dhe nxitjen e qeverisë (zoti Shalsi, të lutem më shqetëson) për zbatimin e përparësive të vendosura nga KE si kusht për çeljen e negociatave.

Shumë popuj përdorin të njëjtin aforizëm, "shpresa është e fundit që vdes". Le ti japim një shans shpresës evropiane duke punuar të bashkë dhe pa shkopinj në rrota. Fëmijët tanë duhet të jenë bijtë e shpresës.

Ju ftoj ta miratojmë rezolutën duke inkurajuar vendet anëtare që në mbledhjen e ardhshme të KiE të shprehin vullnetin për çeljen e negociatave. Shqiptarët e meritojnë.

EMISIONET