Thirrja e Hoxhajt: Koha e fundit që faktori politik të jetë i bashkuar në procesin e dialogut me Serbinë

Thirrja e Hoxhajt: Koha e fundit që faktori politik të jetë i

Për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, në 4 vitet e fundit klasa politike kosovare e ka përdorur temën e dialogut me Serbinë për t'i shërbyer qasjeve populiste.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se është koha e fundit që faktori politik të jetë i bashkuar  në këtë proces.

Enver Hoxhaj: ''Në 4 vitet e fundit, nga viti 2015, por sidomos nga viti 2016, kemi pasur një skenë politike të polarizuar. Dialogu është një temë e politikës së jashtme të Kosovës, krahas shumë temave të tjera që ka politika e jashtme e Kosovës. Mirëpo dialogu është përdorur nga partitë e ndryshme në Kosovë, më shumë për qëllime të brendshme, më shumë për ta polarizuar jetën politike. Më shumë për t'i shërbyer qasjeve populiste. Është koha e fundit që faktori politik në Kosovë të është i bashkuar, mes unitetit që mund ta ketë klasa politike në Kosovë dhe mes unitetit që mund të ndërtohet midis europianëve dhe amerikanëve mund të arrijmë gjën◄ më të mirë të mundshme.''

Më 27 qershor, përfaqësues të qeverive të Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me ftesë të të dërguarit të posaçëm të Trump për dialogun, Richard Grenell.

Intervistoi në studio Xhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi.

EMISIONET