Një futbollist që theu këmbën gjatë një ndeshje është dërguar në spital i futur në bagazhin e një taksie, pasi askush nuk mundi të gjente shoferin e ambulancës.

Mbrojtësi bolivian Mario Cuellar  u transportua në një barelë por nuk arritën ta fusnin në ambulancë pasi ishte e mbyllur. 

Ndaj u detyruan ta dërgonin urgjent tek një taksi dhe e vendosën barelën me futbollistin në bagazhin e mjetit.

Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes mes Oriente Petrolero dhe Guabira Sunday.

Federata Boliviane e Futbollit tha në një deklaratë se po heton ngjarjen.

Cuellar pësoi një zhvendosje të pjesshme dhe dëmtim të ligamentit ndaj do qëndrojë jashtë fushës për 3 deri në 6 muaj.