Thaçi optimist: Dialogu Kosovë-Serbi do të finalizohet së shpejti me njohje reciproke

Thaçi optimist: Dialogu Kosovë-Serbi do të finalizohet së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është besimplotë se nën udhëheqjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell, procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të përmbyllet së shpejti me njohje reciproke.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi thekson se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Thaçi: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës.

EMISIONET