Amadu mposht Kamzën, Teuta merr fitoren e parë në kampionat

Pas dy barazimeve, Teuta ka marrë trepikëshin e parë në Kategorinë Superiore. Bregdetarët kanë mposhtur minimalisht 1-0 Kamzën. Goli i sulmuesit Amadu Latif në minutën e 74-t i dha fitoren e parë Bledi Shkëmbit si trajner në elitën e futbollit shqiptar.

Një lojë e barabartë dhe pa shumë raste shënimi, por në fund janë vendasit ata që festojnë. Në 3 ndeshjet e para Teuta nuk ka pësuar asnjë gola dhe ka shënuar vetëm një, pikërisht këtë ndaj Kamzës teksa ndodhet në vendin e 5-të në kuotën e 5 pikëve. 



EMISIONET