Tetë ndeshje pa humbje, Mërgjyshi: Po tentojmë ta shfrytëzojmë

Tetë ndeshje pa humbje, Mërgjyshi: Po tentojmë ta

Laçi vijon periudhën pozitive në kampionat, me kurbinasit që mposhtën në transfertë  Tiranën, me rezultatin 1-0. Pas ndeshjes, tekniku i bardhezinjve, Artan Mërgjyshi u shpreh se kjo fitore ka mjaft vlera për të ardhmen dhe këtë po tentojmë ta shfrytëzojmë. 

"Jemi në një moment të mirë dhe po tentojmë ta shfrytëzojmë. Është shumë domethënëse kjo situatë pasi jemi pa humbje. Skuadra ka rritur besimin, ka  shumë agresivitet, ka shumë kurajo. Kishte momente sot që Tirana ishte më superiore përsa i përket zotërimit të topit dhe në disa situata të veçanta të lojës, por gjithsesi skuadra është mbrojtur mirë, kemi bërë mirë punën tonë dhe kemi dal mirë në kundërsulm."

EMISIONET