Në Holandë një ekip shkencëtarësh po testojnë vaksinën kundër tuberkulozit për të luftuar koronavirusin. Vaksina po testohet në 8 spitale të ndryshme të vendit.

Migena Bregu, drejtore e programeve për vaksinat e frymëmarrjes në Holandë në një intervistë me skype me gazetaren Beti Njuma për RTV Ora tregon cfarë po ndodh.

 “Testimet virologjike janë të rëndësishme për të kuptuar epidemiologjinë e virusit. Do ketë disa kandidatë vaksinash, që do kapin versione të ndryshme të virusit. Vetëm duke ndjekur me testim do të kuptohet nëse ka efikasitet në disa versione të virusit apo do të jtë specifike për një version të caktuar të virusit."

Në Holandë janë mbyllur shkollat dhe janë marrë masat e distancimit social. Ne Holande deri tani jane shenuar mbi 11 mije të infektuar, 864 te vdekur dhe 253 të shëruar.

Zonja Bregu nënvizon se ky virus ka një mortalitet më të ulët se SARS por infektiviteti është shumë më i madh

 

/Ora News.tv/