Testi i ri i gjakut në "kërkim" të antitrupave kundër COVID-19, nis tregtimi në ShBA

Testi i ri i gjakut në "kërkim" të antitrupave

Një prej kompanive më të mëdha të shëndetësisë në ShBA ka publikuar një test gjaku për të evidentuar se kush është imun ndaj COVID-19.

Kjo nënkupton ata persona që kanë qenë të infektuar dhe janë shëruar pa shfaqur asnjë simptomë.

Ditën e djeshme, kompania ARCpoint Labs e vendosur në Milëaukee deklaroi se ka nisur tregtimi i këtij testi të ri në tregun amerikan.

Gjithashtu nëpërmjet këtij testi do të evidentohen dhe antitrupat që kanë ndihmuar personat që janë shëruar pa shfaqur simptoma, antitrupa që e vrasin virusin.

Sipas ARCpoint Labs, ShBA ka përdorur testet e blera nga Gjermania dhe Kina të miratuara dhe nga FDA si shumë efektive.

"Këshilla ime është që çdo individ që dëshiron që të kryejë testet, të konsultohet me mjekët. Gjithashtu ata duhet t'i nënshtrohen këtij testi të ri i cili është shumë efektiv dhe i nevojshëm" - shprehet Dr. Robin Patel, Presidenti i Shoqërisë Amerikane të Mikrobiologjisë.

Testi i ri është shumë i thjeshtë, afërsisht si testi i diabetit. Duhet shpuar gishti, dhe mjafton një pikë gjaku për të dhënë rezultate. Sipas ARCpoint Labs, testi ka një saktësi prej 97 përqind.


EMISIONET