Tërmeti "shkund" Kinën, 12 të vdekur dhe qindra të plagosur

Tërmeti "shkund" Kinën, 12 të vdekur  dhe qindra

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga një tërmet 6 ballë që goditi qytetin Yibin, në Kinë.

Sipas mediave lokale numri i të plagosurve nga tërmeti ka shkuar në 125.

Tërmeti i fuqishëm u shoqërua edhe nga 62 tronditje të tjera më të lehta.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave ka shpallur gjendjen emergjente dhe ka dërguar një ekip pune në zonat e goditura për të dhënë udhëzime.

Po ashtu janë dërguar 5,000 çadra, 10,000 shtretër dhe 20,000 batanije.

EMISIONET