Tërmeti në Turqi, Ormeni: Duhet të mbajmë një sy hapur, jemi në periudhë të lartë sizmike

Tërmeti në Turqi, Ormeni: Duhet të mbajmë një sy hapur,

Institucionet shqiptare duhet të mbajnë një sy hapur sa i takon gjendjes së tërmeteve në Shqipëri. Sizmilogu Rrapo Ormeni, në studion e emisionit "360 gradë" në RTV Ora thotë se vendi ynë tashmë ka hyrë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

Rrapo Ormeni: Edhe Shqipëria duhet të ketë një sy hapur. Edhe në Shqipëri kemi pasur periudha me nivel sizmik të ulët siç ka qenë nga 79-2019 dhe periudha me aktivitet sizmik të lartë. Këto periudha përsëriten. Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë. Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet.


EMISIONET