Paris Saint Germain sikurse në merkaton e janarit po përkon me insistim transferimin e një qendërmbrojtësi cilësor.

Emri më i lakur për të firmosur me kampionë e Francës është Kalidou Koulibaly. Lojtari i Napolit i cili konsiderohet si pasuesi ideal i Thiago Silvës është i gatshëm për të veshur fanellën e Parisit. Sipas "Le Parisien" Kulibaly ka blerë një shtëpi me vlerë 4 milionë euro në kryeqytetin francez, çka do të thotë se e ka arritur tashmë marrëveshjen me skuadrën parisiene.

Nga ana e tjetër, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e vlerëson kartonin e futbollistit senegalez  75 milionë euro. Një shifër e përballueshme kjo për një ekip si Psg që ka një buxhet relativisht të lartë. Ky lajm bën me dhimbje koke trajnerin e Napolit, Genaro Gattuso i cili e vlerëson shumë mbrojtësin pasi Kulibaly ka qenë një protagonist absolut prej vitesh me klubin jugor në Itali.

/Ora News.tv/