Tentuan t’i shpëtonin policisë, kapen me marijuanë të rinjtë shqiptarë

Tentuan t’i shpëtonin policisë, kapen me marijuanë të

Të dielën në mbrëmje (28 korrik 2019) dy shqiptarë Reiz Datja 20 vjeç e Indrit  Turshilla 21 vjeç janë vënë në pranga nga autoritetet italiane gjatë një kontrolli rrugor në provincën e Casertas.

Në automjetin me të cilën po udhëtonin, i tipit Opel Corsa janë gjetur mjete që përdoren për grabitje si dhe 108 gramë marijuanë.

Shqiptarët janë arrestuar pas një ndjekje prej disa minutash nga policia rrugore. Automjeti i tyre ku po udhëtonin 4 persona ka ndaluar në postobllokun e policisë.

Në afërsi të një karburanti, katër personat në bordin e Opel Corsës kanë braktisur automjetin duke tentuar ti shpëtojnë ndjekjes së policisë italiane, por dy prej tyre , pra shqiptarët e arrestuar, Reiz Datja e Indrit Turshilla 21 vjec janë bllokuar nga policia.

Kontrolli i automjetit çoi në gjetjen fshehur në pjesë e poshtme të sediljes së pasagjerit në anën e djathtë të automjetit një qese brenda të cilës ndodhej një instrument që përdoret për grabitjen e banesave si dhe 108 gramë marijuanë.

Dy shqiptarët janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane e dy personat e tjerë që po udhëtonin me ta janë shpallur në kërkim.

EMISIONET