Tentoi shfrytëzimin për prostitucion të bashkëjetueses dhe vajzës së mitur, pranga 37 vjeçarit

Tentoi shfrytëzimin për prostitucion të bashkëjetueses dhe

Një 37 vjeçar u arrestua nga policia pasi tentoi të shfrytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen dhe vajzën e saj të mitur.

Shtetasi me iniciale T.P. u arrestua në fshatin Bardhaj, Shkodër ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, shtetasi Z.F., 41 vjeç.

“Shtetasi T. P., në bashkëpunim me shtetasin Z. F., 41 vjeç, nëpërmjet mashtrimit e ka trafikuar bashkëjetuesen, shtetasen L. Gj., në Gjermani dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, me qëllim që ta shfrytëzonte për prostitucion gjatë kohës që bashkëjetonte me të Gjermani” – njofton policia.

Gjithashtu, shtetasi T. P. ka tentuar përsëri për ta trafikuar në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, këtë shtetase, bashkë me vajzën e saj të mitur, të cilave u kishte marrë dhe pasaportat biometrike.

Në banesën e shtetasit T. P., Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale pasaportat biometrike të shtetases L. Gj. dhe të vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

EMISIONET