Tenderi 7.7 miliardë lekë për kopshtin zoologjik, qytetarët: Aferë abuzive

Tenderi 7.7 miliardë lekë për kopshtin zoologjik, qytetarët:

 770 milionë lekë ka parashikuar të japë kryebashkiaku Erion Veliaj për rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik. Madje në project parashikohet dhe ndërtimi i një bari. Qytetarët kërkojnë një hapësirë të denjë ku fëmijët të argëtohen dhe të kenë mundësi të shohin kafshët por shifra sipas tyre është tejet e lartë.

“Unë jam rritur tek kopshti zoologjik e kanë shkatërruar”

Nuk bien dakord me projektin për ndërtimin e një bari restoranti brenda ambienteve të këtij kopshti zoologjik

 “Nuk do të isha dakord. Një restorant nuk duhet të jetë brenda. Nuk më pëlqen fare. Të jenë lodra. Nese e duan per interesat e tyre, atehere..“ thone qytetaret

Ndërkohë aktualisht Kopshti Zoologjik është lënë në gjëndje të mjerueshme sa I takon shërbimeve të kafshëve dhe menaxhimit të parkut.

 Shifrës  prej 7 miliardë e 770 milionë lekë do i shtohet dhe vlera e tvsh, duke e çuar faturën në 9 miliardë lekë.

Lexo me shume: Tenderi 7.7 miliardësh, Veliaj bar-restorant privat në Kopshtin Zoologjik

EMISIONET