Tender fiktiv në spitalin e Tepelenës dhe Memaliajt, arrestohen 4 ish-zyrtarë

Tender fiktiv në spitalin e Tepelenës dhe Memaliajt, arrestohen 4

4 ish-zyrtarë të spitalit të Tepelenës janë arrestuar nga Policia për abuzime me tenderat e institucioneve shëndetësore.

Të arrestuarit janë Gëzim Allkushi me detyrë ish-shef finance Sajmir Meçe, specialist statistike,  Aleksandra Kada, ish-juriste dhe Jonida Sako, ish-specialiste e burimeve njerëzore.

Në vitin në vitin 2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin këta persona kanë zhvilluar tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh.

Për këtë tender të dyshuar abuziv, ata kanë patur edhe ndidhmën e një subjekti privat në fushën e “Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis”.

Ndaj policia në kuadër të operacionit të koduar"Tenderi" ka proceduar  një shtetase banuese në Tiranë.

Ish-shefi i financës, specialisti i statistikës, ish-juristja dhe ish-specialistja e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë, akuzohen për veprat penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim, “Vjedhja në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Policia thotë se arrestimi i ish katër zyrtarëve të Spitalit të Tepelenës u bë me vendim gjykate “arrest me burg”, pas një hetimeve disa mujore të ndjekura, në bashkëpunim me Prokurorinë  e Gjirokastrës.

EMISIONET