Tempora – ‘Venecia’ çmontoi shtetin e Ramës

Tempora – ‘Venecia’ çmontoi shtetin e Ramës

“Komisioni i Venecias i ka dhënë 100% të drejtë presidentit.”

Por ku e ka rrëzuar shumicën komisioni i Venecias në raportin e fundit për emërimet në gjykatën kushtetuese?

Është këshilltari juridik i kreut të shtetit Bledar Dervishaj që paraqet për emisionin “Tempora” shtyllat kryesore.

“Venecia në opinionin e saj final tha: çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së ka të bëjë me kohën e dërgimit të listave të kandidatëve te presidenti dhe kuvendi. Kjo ka shkaktuar një precedent të rëndë procedural.”

Pas kësaj çfarë duhet të ndodhë me emërimet e anëtarëve të kushtetuese?

“Pas kësaj duhet të ndodhë ajo që kushtetuta parashikon. Kemi 3 vende bosh, që 2 i përkas presidentit dhe 1 Kuvendit.”

Ndërsa prej shkurtit nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e KED, Dervishaj thotë se sot ka mjaftueshëm kandidatë për në kushtetuese.

“Ato 3 vende bosh ka 23 kandidatë për këto vakanca.”

Goditjet për shumicën nga Komisioni i Venecias kanë qenë të herëpashershme.

E tillë ishte dhe ajo për ligjin anti-shpifje.

“Ligji anti-shpifja i miratuar në muajin dhjetor, u kthye nga presidenti me shpjegim në mënyrë anti-shteruese. Venecia konfirmoi 100% ato që kreu i shteti parashtroi në dekretin e tij kur ligjin  ktheu në kuvend.” 


 

EMISIONET