Yuri Kim: ShBA do që të jeni pjesë e familjes europiane, por nuk mund ta keni këtë pa reformë zgjedhore dhe pa reformë në drejtësi. Këto të dyja nuk janë diçka për të bërë pazare. Janë domosdoshmëri. Ka ardhur koha të reshtet së bëri lojëra dhe të realizoni reformën në drejtësi, të realizohet reforma zgjedhore, ashtu si drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe ashtu si SHBA dhe populli shqiptar.

Teksa kryediplomatja amerikane apelonte për miratimin e reformës zgjedhore, vetë klasa politike kishte vendosur afate për miratimin e saj, dhe ky afat ishte 31 maji.

Kim: Folëm për rëndësinë sesi udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar sikurse kanë premtuar për të përfunduar reformën zgjedhore deri me 31 maj. Ky nuk është një afat kohor që e ka vendosur Ambasada e SHBA apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, ky është një afat kohor  që e kanë përcaktuar mbi vetën e tyre vetë udhëheqësit. Për nga përkufizimi opozita ka një punë shumë të vështirë përpara tyre por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar këtë pasdite dhe pres me kënaqësi për rezultatet.

 

Por edhe në afatet e vendosura prej saj vetë politika dështoi. Edhe pas orëve të gjata në tryezat politike, edhe psë në ditën e fundit të pranishëm ishin dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, afati për konsensusin në kodin zgjedhor dështoi.

As takimet kokë më kokë më kokë me ambasadorën e ShBA të antarëve të Këshillit Politik, as prania e një përfaqësie të ambasadoërve në tryezë e as mesazhet e forta që dha Yuri kim pas takimeve me krerët e politikës shqiptare, nuk sollën konsensusin.

Tashmë kryediplomatja amerikane ndryshon strategji. Të gjithë antarët e këhsillit Politik thirrën në rezidëncën amerikanë. Kompromisi kërkohet të gjendet në tokën amerikane. Nuk ishte e thjeshtë.

Kim: Kemi shpenzuar rreth 9 orë me të gjithë antarët e Këhsillit Politik. Ka qenë një ditë e gjatë dhe e vëhstirë,por është e vështirë. Kjo ka qenë shumë e vështirë për të gjitha palët e përfshirë. Të gjithëve ju është kërkuar që të japin në mënyrë që të fitojë Shqipëria.

Kështu ndodhi ditë pas dite e palët duket se afroheshin gjithnjë e më shumë kompromisit.

Kim: Çdo palë, çdo parti i kërkohet që të japë në mënyrë që Shqipëria të fitojë, në fakt çdo palë dha dhe çdo palë fitoi. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Ka ardhur koha, për opozitën , për mikun tim Lulzim basha. Topi është në fushën e tij e ardhmja është në dorën e tij.që të bara

Më në fund, me 5 qershor klasa politike firmos marrëveshjen e konsensusit, një marrëveshje në fakt jo në gjuhën shqipe.


/Ora News.tv/