"Tempora" në Mirditën historike, fshatrat e të cilës po zbrazen përditë

"Tempora" në Mirditën historike, fshatrat e të

Kleriku Dom Gjergj Meta nuk e ka mbyllur fjalën e  tij brenda katër mureve të kishës katolike.

Braktisja e fshatrave, largimi i rinisë shqiptare, janë alarmet e ngritura prej tij.

Braktisja e Shqipërisë është plaga që sot po ulëret në mbarë vendin.

Këmbanat e alarmit kanë nisur të bien fort, pasi pjesa më vitale e shoqërisë, rinia, ka vendosur të largohet nga vendi.

Për ta prekur nga afër këtë plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare "Tempora" solli realitetin e fshatit në një bashki që është vetëm 70 kilomenta larg Tiranës, Mirdita.

Në qendër të qytetit gazetarja u takua me gazetarin Gjergj Marku. ishte udhërrëfyesi i gazetares dhe bashkë me të preku nga afër fshatrat të cilat sot po braktisen nga banorët.

Shqetësimin për braktisjen masive të kësaj zone nuk e fsheh dot.

Marku: Plaga e shpopullimit lexohet te shkollat. Nëse gjimnazi ka pasur 600 nxënës sot është me 300 e ca. Shumë shkolla janë mbyllur.


 

 

EMISIONET