Telushi optimist për sfidën ndaj Kastriotit: Te Partizani erdha për të fituar titullin

Telushi optimist për sfidën ndaj Kastriotit: Te Partizani erdha

Në prag të sfidës së nesërme përballë Kastriotit, në radhët e Partizanit ka dal përpara mediave mesfushori i talentuar Bruno Telushi. 27 vjeçari i është përgjigjur pytjeve të gazetarëve, ndërkohë që ka theksuar se te Partizani ka ardhur për të fituar titullin kampion. 

Sa e keni vuajtur periudhën që keni qenë i dëmtuar dhe faktin se nuk keni qenë në formën maksimale?


"Të them të drejtën vitin e kaluar e kam vuajtur pak, pasi dhe dëmtimi që pësova më la shumë mbrapa dhe vetë nuk ndihesha mirë. Me fillimin e sezonit të ri ndihem shumë mirë dhe trajneri më dha besimin e duhur. Po jap atë që duhet dhe kërkohet prej meje.


A do të merrni përsipër goditjet standarte?


"Gjatë lojës më pëlqen të godas, ndërsa në ekip ka lojtarë që godasin shumë mire, thjesht duhet të kërkojmë sa më shumë faullet në zonën e fundit të fushës. Ekipi ka shumë lojtarë që godasin mirë dhe duhet t’i shfrytëzojmë."

Sa e rëndësishme është ndeshja kundër Kastriotit për të tuar qetësinë e duhur, duke e lidhur dhe me faktin se kampionati do të jetë një javë pushim?

"Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. E kemi vlerësuar ashtu si duhet, pasi nuk e mendojmë aspak t lehtë. Gabuam me Kamzën, pasi u paraqitëm dobët në pjesën e parë. E kemi vlerësuar shumë Kastriotin dhe nuk do të bëjmë gabime.

A mendoni se ekipi është më i fortë se ai i sezonit të kaluar duke parë dhe afrimet e largimet në merkato?

"Nuk më takon mua të them se kush është më i mirë ky ekip, apo ai i vjetshmi. Duhet të them që lojtarët që kanë ardhur duhet të japin maksimumin dhe të shkojë gjithçka mirë.

A ju mungon titulli kampion dhe a është ky viti i duhur?

"Më mungon shumë titullin. Kam ardhur te Partizani për ta fituar dhe do e kërkoj. Nëse gjërat shkojnë mirë siç po shkojnë tani, mendoj se jemi në rrugën e duhur.

EMISIONET