Televizioni rus: Koronavirusi është krijuar nga Trump, është armë biologjike etnike

Një televizion rus pretendon se për koronavirusin është për tu fajësuar SHBA.

Ky televizion, i quajtur Channel One, ka linçuar një hapësirë dedikuar virusit që është përhapur në shumë vende të botës, duke folur edhe për teori konspiracioniste.

Sipas këtij televizioni, fjala corona do të thotë kurorë në latinisht dhe rusisht, dhe bëjnë një lidhje me Donald Trump.

Po sipas këtij televizioni, kjo lidhje tregohet nga fakti se Trump u dorëzonte fitueseve të konkurseve të bukurisë kurorën.

Edhe pse në fakt shkencëtarët e emëruan virusin kështu, pasi forma e tij ishte në formën e një kurore.

Channel One rus shpjegon se koronavirusi është krijuar artificialisht dhe pas këtij akti qëndrojnë kompani farmaceutike amerikane.

Po ashtu, duke cituar faqe online konspiracioni, ky televizion shprehet se koronavirusi prek vetëm shtetas aziatikë, dhe mund të jetë një armë biologjike etnike.

Sipas tyre e gjitha kjo bëhet nga farmacitë e mëdha në mënyrë që të krijojnë një vaksinë për virusin dhe të fitojnë para, si dhe për të goditur ekonominë kineze, si konkurrentin kryesor që ka.

EMISIONET