PS "shemb" Teatrin Kombëtar, Basha-Ruçit: Po të përdorin si lolo, po i vini minat paqes sociale

PS "shemb" Teatrin Kombëtar, Basha-Ruçit: Po të

Kuvendi votoi me 74 vota pro dhe 46 kundër projektvendimin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar. 

Opozita e konsideroi vendimin si një grabitje prej 205 mln eurosh, duke kërkuar mos futjen në rendin e ditës. Kreu demokrat Basha, tha se kryeparlamentari Ruçi po përdorej si lolo nga Rama duke shkelur procedurat parlamentare.

Reagimi i Bashës erdhi pas Ruçi kërkoi nga administrata e Kuvendit që të shpërndahej projektligji për deputetët.

Basha: Ajo që sapo thatë është jo vetëm gënjeshtër por edhe gafë e madhe. Tani vjen edhe pse që ju mundoheni ta kaloni me fotokopjuesin e prishur. Kryetari i Kuvendit i paraqet Kuvendit projektligjin përkatës. Ky është që po shpçërndani tani?

Jo vetëm doni të vidhni 205 mln euro me një dorë, jo vetëm doni të shkatërroni Teatrin Kombëtar, një pasuri kombëtare, por edhe procedurën e ligjit e shkelni. Kaq nxitim jeni për të vjedhur saqë nuk ndiqni as procedurat normale parlamentare. E bëni këtë sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Cila është rruga për t'u përballur me të keqen? Si mund të mbahet më rendi kushtetues dhe paqja sociale, kur Edi Rama me 15 banditët e tij shkelin Kushtetutën, grabisin pronën publike dhe të përdorin ty si lolo duke shkelur procedurën e Parlamentit vetëm për të ligjëruar grabitjen e Teatrit Kombëtar. Këtë si mund ta shpjegojë dikush. Tërhiqeni urgjentisht. Rendi i ditës ka mbaruar. Ligjërisht mund ta sillni seancën tjetër, moralisht nuk duhet ta sillni. Nuk ka asnjë urgjencë për t'i vënë minat Teatrit përveç kaparit që keni marrë me Toyota Yaris. 

Tërhiquni nga kjo masakër, përndryshe të jeni të sigurt se po i vini minat jo thjesht procedurave parlamentare por paqes sociale në vend. 

Ruçi: Në radhë të parë termin gënjen dhe ta përdorin kryetarin e parlamentit do tju kërkoja me shumë etikë ti tërhiqeni, pasi as më gënjen dot njëri as më përdor njeri se nuk kam moshë të gaboj dhe nuk kanë moshë të më përdorin dhe të më gënjejnë.

Në njoftimin që ju ka bërë te rendi i ditës ju kam thënë se materialet do ti gjeni në faqen zyrtare të Kuvendit. Pr/ vendimi ka qenë që në momentin që është miratuar rendi i ditës. E dyta të gjitha procedurat parlamentare sa herë që ka qenë çështja për procedurë të përshpejtuar janë bërë në momentin e votimit.


EMISIONET