Kur të gjithë i kanë sytë nga Presidenti Meta për dekretimin ose jo të ligjit për Teatrin Kombëtar, vëtë kreu i shtetit deklaroi se nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm.Ndërsa kreu i Bashkisë u shpreh besimplotë se Meta do të vendosë pro teatrit të ri. Faktin që Parlamenti i mbyll punimet para përfundimit të dekretit të Presidentit, opozita e shikon si tërheqje të qeverisë për shembjen e teatrit.

Kur kanë mbetur edhe 12 ditë kohë në dispozicion të kreut të shtetit për dekretimin, refuzimin ose lënien në fuqi me heshtje për ligjin e Teatrit Kombëtar, vetë Presidenti duket se nuk ka asnjë nxitim për ta thënë fjalen e fundit më parë. 

I pyetur nga mediat për këtë çështje, presidenti Ilir Meta tha se ende po shqyrton ligjin dhe që vendimi i tij nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm.

Meta: Dua tju siguroj që në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë përgjegjësive që ka presidenti.

I gjendur në një tryezë, fill pas fjalës së Presidentit, kryetari i Bashkishë Erion Veliaj ka zgjedhur shprehjen e kreut te shtetit, duke thënë së është i bindur se do të triumfojë dashuria dhe qetësia duke i dhënë udhë ndërtimit të Teatrit të ri. 

Veliaj: Kam besim se për një teatër të ri do gjendet vullneti.

Kuvendi mbyll punimet  me 23 korrik, një javë para përfundimit të afatit të dekretit të Presidentit. 

Këtë fakt deputetët e opozitës e shikojnë si tërheqje të qeverisë për ligjin e Teatrit, pa llogaritur që në çdo moment kreu i Kuvendit ka të drejtën të thërrasë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme.

Më herët nga selia blu, Albana Vokshi, i bëri apel kreut të shtetit dhe prokurorisë që të niste një hetim pasi sipas saj qeveria gënjen kur thotë kompania që po e ndërton është pronar kufitar me pronën e taatrit. 

Sipas PD-së, kompania ka në pronësi vetëm 298 metra katrorë dhe jokufitare më teatrin.

Vokshi: Edi Rama dhe kukullat e tij, Veliaj e Kumbaro kanë gënjyer qëllimisht Kuvendin! Kjo është një arsye e mjaftueshme që Presidenti të mos e dekretojë ligjin korruptiv.Mashtrimi i Parlamentit me ligj nga kryeministri është një fakt i mjaftueshëm që çdo prokurori e pavarur dhe e pakontrolluar politikisht do të merrte sot në ndjekje penale Edi Ramën dhe çdokënd që ka mbrojtur këtë mashtrim skandaloz, duke përfshirë Erion Veliajn dhe Mirela Kumbaron.

Më 5 korrik mazhoranca miratoi me 75 vota ligjin për Teatrin Kombëtar pas 12 orë diskutimesh. 

Por shembja e godinës së vjetër dhe ndërtimi i tetarit të ri pritet që këtë të enjte të jetë pjesë e debateve në séance plenare. 

 


/Ora News.tv/