Këshilltari i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese sërish për çështjen e Teatrit.

Burimet bëjnë të ditur se Bledar Dervishaj ka depozituar një dokument në Gjykatën Kushtetuese, që ka si objekt shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të godinës së Teatrit Kombetar, Bashkisë Tiranë

Në dokumentin drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Dervishaj thotë se kjo është kërkesa e dytë për Teatrin Kombëtar, e cila ka efekt të drejtpërdrejtë në humbjen e identitetit kombëtar.

Bledar Dervishaj kërkon që të ndalohen efektet e këtij vendimi dhe çdo vendimi që cenon godinën e Teatrit Kombëtar.

Në korrik të vitit të kaluar, vetë kreu i shtetit dorëzoi në Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetues të ligjit për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

/Ora News.tv/