Teatri i ri, Veliaj: Vazhdojmë transformimin e Tiranës me projektin e ri

Teatri i ri, Veliaj: Vazhdojmë transformimin e Tiranës me projektin e

Duke inspektuar punimet për pistat e reja të vrapit dhe korsitë e dedikuara të biçikletave, Krebashkiaku Veliaj thas se me këtë instestiet do të transformohet Tirana, përfshirë dhe projektin e teatrit të ri.

Bashkia e Tiranës vijon investimin me pistat e reja të vrapit dhe korsitë e biçikletave në zonën e liqenit të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi ndërhyjet dhe shftryëzoi këtë rast për të thënë se kjo është Tiranë që po transferohet duke iu referuar edhe projektit të teatrit të ri.

Erion Veliaj: "Më kujtohet projekti ynë i parë te Liqeni: këndi i lodrave për fëmijë. I mbaj mend edhe lëvizjet, atëherë quhej: “Mos ma prek Parkun”, kurse sot quhet: “Mos ma prek Teatrin”; është e njëjta gjë. Pyetja është kjo: Nëse nuk i prekim gjërat me dorë, si do i ndryshojmë? Gjërat ndryshohen kur preken me dorë. As shtëpia nuk rregullohet vetë, po nuk vumë dorë. Pra, e gjithë kjo frymë rezistence ndaj ndryshimit, është si fryma e atyre që vazhdojnë të përdorin telefonin e vjetër me butona, kur bota sot ka smartphone. Ndaj, pyetja që kemi sot është: A do të vazhdojmë të modernizohemi apo do të mbetemi peng i ca nostalgjive apo ca fiksimeve?" 

Lidhur me pistën e vrapit dhe korsitë e biçikkletave përqark Liqenit Artificial të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj theksoi se bashkia po vijon punimet në zonat të ndryshme  të qytetit për korsitë e dedikuara të biçikletave.

Erion Veliaj: "Sapo kaluam shirat, po rikuperojmë kohën e humbur nga moti për të ecur me shpejtësi për korsitë e reja të biçikletave. Siç e keni parë, ka hapësirë për të gjithë: korsitë e kuqe janë për biçikletat, korsitë e tjera për këmbësorët, ka një pjesë për ata që thjesht duan të ecin, do të ketë edhe një sinjalistikë që i respekton korsitë, por ajo që ishte e habitshme për të gjithë ne, është se sa hapësirë i kemi dhënë Liqenit. Trashëguam një Liqen që në fëmijërinë tonë ishte vetëm një copë e vogël rreth kishës së Shën Prokopit, prapa universitetit, dhe krejt papritur jo vetëm që është bërë Unaza në gjithë Liqenin, por kemi përfituar dy herë hapësirë.”

Të dhënat e agjencisë së parqeve dhe rekreacionit dhe bashkisë së tiranës thonë se rreth 300 mijë persona vizitojnë parkun e liqeni artificial.


EMISIONET