Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ëshët takuar sot me një përfaqësi artistësh, të kryesuar nga aktori Robert Ndrenika. 

Takimi erdhi pas kërkesës së bërë nga artistët për të diskutuar mbi fatin e Teatrit Kombëtar.

Presidenti Meta, gjatë takimit theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje të rëndësishme, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

Shembja e Teatrit Kombëtar për ndërtimin e një të riu është kthyer në një debat të fortë publik. Artistët e kanë kundështuar vendimin e qeverisë dhe projektin e prishjes së Teatrit ekzistues.

/Ora News.tv/