Të shtëna me armë në Dajç të Shkodrës, një burrë denoncon se është tentuar të vritet

Të shtëna me armë në Dajç të Shkodrës,

Të shtena me armë zjarri raportohet të ketë patur rreth orës 06. 45 në fshatin Darragjat të njësisë administrative Dajç, Shkodër.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje pas sinjalizimeve te banoreve, ka nisur hetimet. Të dhënat e para sipas edhe dëshmive të banoreve thuhet se është qelluar nga dy persona me motociklete.

Në polici një shtetas i identifikuar me Alban Lukaj ka deklaruar se është qëlluar ndaj makinës që po lëvizte së bashku me kushëririn e tij.

Plumbat kanë goditur makinën.

Policia e Shkodrës thotë se ende është duke hetuar për motivet.

EMISIONET