Dy shtetas janë shpëtuar sot në plazhin e Divjakës pas ndërhyrjes së shpejtë të rojës së kullës dhe punonjësve të policisë.

"Në plazhin e Divjakës, shtetasja B.T, 26 vjeçe, dhe shtetasi F.T, 17 vjeç, të dy banues në Bulqizë, të cilët kishin ardhur për të pushuar, kur kanë hyrë në det kanë rrezikuar të mbyten", sqaron policia.

Ka qenë roja e kullës Nr.1 që i ka nxjerrë nga deti i ndihmuar edhe nga patrulla e policisë në breg me biçikleta. Atyre u është dhënë ndihma e parë dhe janë dërguar në spital me makinën private të një punonjësi policie kufitare.

Policia lokale sqaron se aktualisht të dy shtetasit ndodhen në Spitalin e Lushnjës nën mbikëqyrjen e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

/Ora News.tv/