Të rinjtë e Lezhës për herë të parë me qendër rinore
Të rinjtë e Lezhës do të kenë për herë të parë një qendër rinore, si një mundësi për të punuar dhe gjeneruar ide për të ardhmen e qytetit dhe vendit dhe të mos e shohin emigrimin drejt vendeve të BE si zgjidhje për problematikat.
Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku u shpreh se në këtë mënyre të rinjtë bëhen pjesë jo vetëm e konsultimit por edhe e vendimmarrjes lokale në çështje të ndryshme.
Alfrida Marku: "Prej disa vitesh Bashkia Lezhë, i ka besuar të rinjve. 40% e stafit tonë përbëhet nga djem dhe vajza profesionistë që çdo ditë u shërbejnë qytetarëve."
Presidenti i qendrës rinore Klodian Marku thotë se kjo qendër do jetë në funksion të të gjithë të rinjve të Lezhës pa ngjyrime politike.
Klodian Marku: "Kjo qendër do të jetë për të gjithë të të rinjtë e Bashkisë Lezhë, pa asnjë dallim."
Qendra Rinore në Lezhë është ngritur nga Bashkia Lezhë me mbështetjen e Bashkimit Evropian.