Të rinjtë bindin, Bayern kalon me "poker" Frankfurtin

Të rinjtë bindin, Bayern kalon me "poker" Frankfurtin

Bayern Munich ka mposhtur me shifrat e thella 4-1 Eintracht Frankfurt.

Bavarezët e kanë siguruar titullin kampion teksa do të luajë ndeshjen e sezonit ndaj Real Madrid të martën.

Një takim ku Heynckes ka zgjedhur të bëjë jo pak rotacion në prag të sfidës së mesjavës duke futur në fushë shumë fytyra të reja si kosovari Shabani, Mai, Evina dhe Dorsch. Ky i fundit ishte shënuesi i golit të parë në minutën e 43-të të ndeshjes.

Ai shënoi në debutimin e tij në ekipin e parë. Pas pushimit Ëagner gjen dyfishimin e rezultatit në minutën e 76-të por dy minuta më pas Frankfurt ngushton diferencën me Haller. Gjithsesi në fund të takimit ishte Rafinha, një nga më të dobëtit e ndeshjes me Real, ai që vulosi fitoren për vendasit. Por edhe Sule në fund të takimit gjeti rrjetën për ekipin e tij.

Një fitore shprese mori edhe skuadra e Hamburgut, që kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, ka rihapur sërish shpresat për të mbetur në Bundesligë edhe sezonin e ardhshëm. Në sfidën direkte ndaj Wolfsburgut, Hamburgu fitoi 1-3, teksa tashmë është vetëm 2 pikë larg skuadrës që duhet të parakalojë, për të siguruar mbijetesën.

Edhe Freiburgu mori një fitore të vuajtur, 3-2 ndaj Kolnit, duke mbajtur gjallë shpresat për të mos rënë në Bundesligën 2, ndërsa Amir Abrashi e pa takimin sërish nga tribuna, për shkak të dëmtimit në gju. Në ndeshjet e tjera, Schalke 04 barazoi 1-1 me Borusia Monchengladbach, ndërsa Hertha Berlin-Augsburg përfundoi 2-2.


EMISIONET