Mes personave që rezultojnë të zhdukur nga zjarret në Athinë është edhe aktorja e famshme greke Chryssa Spiliotis dhe bashkëshorti i saj, Dimitris Tournabitis.

Ata kishin një vilë të vogël në Mati, zona që u dëmtua më shumë nga flakët. Aktori Zacharias Rohas një mik i ngushtë i of Chrysa Spiliotis  informoi se e bija e çiftit ka dorëzuar kampionë të ADN-së për të bërë identifikimin dhe se një prej trupave të viktimave ishte identifikuar"

"Di që e bija ka dhënë kampionë të ADN-së për të bërë identifikimin e trupave dhe njëri prej tyre është identifikuar. Kaq di, por gjithçka është konfuze" tha ai për tv Alpha

Flakët që shpërthyen në fillim të javës në zonën bregdetare në Atikë, shkaktuan deri tani 85 të vdekur.   

Në vitin 1997, Chrysa Spiliotis bëri paraqitjen e saj televizive në Mega, në serialin "Mbretëresha e Mbretëreshës", ndërsa ajo ishte më e angazhuar në teatër dhe në shkrimin e librave.

/Ora News.tv/