Pas sulmeve të njëpasnjëshme në El Paso, Teksas dhe Ofio ku humbën jetën të paktën 27 persona ka reaguar presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në një postim në twitter, Meta shpreh solidaritet me kombin amerikan dhe familjet e viktimave.

Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”, - shkruan Meta.


20 persona humbën jetën në një qendër tregtare në EL Paso, kur një i ri 21-vjeçar hapi zjarr duke lënë edhe 26 të plagosur.

Ndërsa mëngjesin e sotëm në Ohio një tjetër person hapi zjarr duke lënë të paktën 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

/Ora News.tv/