Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë, përmes një njoftimi, u bëjnë thirrje meshtarëve, motrave rregulltare dhe besimtarëve laikë, të bëhen pjesë e një nisme lutjeje drejtuar Zotit, përmes ndërmjetësimit të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores Qiellore të shqiptarëve e të Shqipërisë, që “të ndërmjetësojë në këtë orë të zymtë, që po kalon Shqipëria, por edhe për të gjithë ata që po luftojnë me jetën kudo që janë, për mjekët dhe infermierët e për çdo njeri që po jep kontributin e tij në këto moment”, pohojnë ipeshkvijtë e Shqipërisë në një komunikatë publike.

Kujtojmë se komunitet fetare në vend ishin të parat që pezulluan aktivitetet e tyre, për shkak të koronavirusit. Ndërkohë gjatë të hënës kryetarja e Bashkisë së Laçit njoftoi se do të pezullohen dhe pelegrinazhet në Kishën e Laçit për shkak të koronavirusit.


/Ora News.tv/