PPP-të përçajnë PS, Bushati: Të ndahemi nga oligarkia, Balla: Po flet si Grida Duma

PPP-të përçajnë PS, Bushati:  Të ndahemi nga

Përballja e qeverisë me Pandeminë COVID-19 ka shkaktuar edhe përçarje në mesin e Partisë Socialiste. Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me tone të ashpra ka kritikuar mazhorancën ku bën pjesë se qytetarëve të thjeshtë u është kthyer kurrizi, ndërsa po favorizohen oligarkët. 

Socialisti akuzoi partinë e tij drejtëpërdrejtë se po favorizon oligarkët me miratimin e kontratës koncensionare  “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës.

Ditmir Bushati nuk arriti ta përfundonte fjalën e tij, pasi kryetari i Kuvendit nuk e lejoj të fliste më shumë se sa minuta t e vënë në dispozicion. 

Por ishte Taulant Balla ai që kërkoi të godiste kolegun e tij duke e akuzuar se fjalimi i tij ishte patetik, thjesht për të kapur lajmin e ditës.

Ditmir Bushati: “ Sot po kërkohet të miratohet një kontratë për një koncesionar të ri, pa garë, pa procedurë dhe pa ligj, në një situatë jashtëzakonisht të vështirë në të cilën po kalon vendi. Ne nuk  kemi asnjë tagër z. Kryetar, zonja e zotërinj deputetë, për  të marrim vendime për 30 vitet e ardhshme. Ne na duhet strategji zhvillimi për detin....


Po synohet me këtë kontratë që portit të hidrokarbureve t’i ndryshohet në thelb objekti. .. Nuk kemi pse t’ia marrim portit të Durrësit dhe tia japim privatit, nuk kemi pse ARZH-ja të nxjerr tenderin 5.5 milionë euro për t’i çuar dhe rrugën prifatët. Nuk kemi pse të pagujamë  taska shqiptarët e zkaonshëm këtij vendi dhe të gjithë ne për të cuar atje postën policore, doganierin, kontrollin sanitar dhe fitosanitar. Në rast se doni t’ia jepni privatit, fare mirë mund ta bëjë investimin privati. Çfarë fiton shoqëria me këtë gjë, çfarë fitojnë fëmijët tanë me këtë gjë. Çfarë duam të bëjmë? Duam të bëjmë një realitet si Dhërmiu e Palasa? Nuk i kuptojmë ne gabimet tona ku një grusht të pasurish jetojnë në mënyrë ekskluzive dhe nga taksat tona shkon rruga atje, shkon energjia, shkon uji?

Unë kam respekt për kapitalin, i heq kapelen çdo biznesmeni të ndershëm shqiptarë, po duhet të ndahemi me oligarkinë. .. Duhet ta përballojmë këtë realitet, nuk duhet të bëhemi si Partia Demokratike që ditën vajton dhe natën i shkel syrin oligarkëve duke i vënë gjoba.

Po nuk kemi pse t’i japim bonus as Presidentit të Republikës që të dalë si garant i mbrojtjes së publikes, interesin  e publikes duhet ta mbrojmë ne z. Kryetar, ne jemi Partia Socialiste, ne jemi partia e progresistëve dhe demokratëve shqiptarë, jemi partia që kemi ardhur në 2013 dhe kemi thënë që do i anulojmë koncesionet, kemi thënë që po keqpërdoret pasuria. Ilir Beqja shkruan e thotë kush jemi ne që po mbajmë peng të ardhmen e të rinjve. Këtu është momenti për ta vërtetuar z.kryetar për të mos shkuar në një kapitalizëm grabitqar, ku në politikë njerëzit qëndrojnë vetëm për favore dhe ku oligarkët e shpërthejnë politikën. Pse e kemi futur këtë në procedurë të përshpejtuar? Për 30 ditë, për 30 ditë nuk bëhet  një studim shkencor, për 30 ditë ne nuk kemi mundësi t’u shërbejmë njerëzve, atyre që u kemi kthyer shpinën.

Taulant Balla: Kuvendi sot po shqyrton një shtesë të një kontrate të një koncesioni që ka 5-6 vite që është miratuar nga qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë. Në atë kohë kur është miratuar ka qenë edhe opozita e vjetër dhe është votuar me konsensus nga i gjithë Kuvendi dhe nuk besoj që në qeverinë ku ka qenë edhe kolegu im të ketë votuar kundër kolegu. Unë nuk kam qenë ndonjë anëtar i qeverisë, kam qenë deputet i PS. 

Gjërat i shoh njëlloj sikur jam...nuk dua të them atë që thotë Grida Duma, se fjala e kolegut mu duke si fjalë e Grida Dumës, i shoh gjërat mirë nga jashtë, por nuk më pëlqejnë nga brenda. Prandaj dua të sqaroj që këtu ne duhet të japim shembullin. Kur një kompani, kur një investim privat ecën mirë, paguan taksat dhe ka nevojë të bëjë një ndryshim kontrate, kjo historia e këtyre diskutimeve patetike gjoja në interes të njerëzve, por është thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Shtesa e kontratës koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të vijuar një investim të rëndësishëm, për ta çliruar portin e Durrësit nga ndotjet që mund të bëjnë operatorët  të ndryshëm. 

Porti i Durrësit, aty ky është porti duhet të jetë në të ardhmen një port turistik dhe një port udhëtarësh. Historia që në qendër të Durrësit shkarkohen kontenieret më qymyr, krom dhe plehra nuk mund të vazhdojë.  Prandaj krijimi i një Porti të ri, ai i Porto Romanos e ka lehtësuar ndjeshëm ndotjen nga anijet e transportit të naftës dhe nënprodukteve të tjera. 

Projektligji ne parlament per tu votuar ishte:  “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto - Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, të ndryshuar”.

Miratohet falja e gjobave- Por në këtë seancë plenare, socialistët treguan diversitet në mendime duke nisur nga kryeparlamentari, i cili tërhoqi vëmëndjen për respektimin e të drejtave të qytetarëve. Ndërsa ish ministrja e Kulturës kërkoi rikthimin e artit për publikun.

Nuk munguan as debatet mes opozitës dhe socialistit Ilir Beqaj për propozimin e këtij të fundit për përgjysmimin e pagave dhe pensioneve.

Parlamenti miratoi faljen e gjobave dhe rikthimin e lejeve të drejtimit të vendosura gjatë kohës së pandemisë, si dhe shtesën prej  7 mld lekësh në mbështetje të paketës së dytë financiare.



EMISIONET