Të moshuarit pa ndihma, Hajriu dhe Xhemilja në harresë nga bashkia e Tiranës

Të moshuarit pa ndihma, Hajriu dhe Xhemilja në harresë nga

Dy të moshuar  që jetojnë në zonën e Kombinatit kanë mbetur pa mbështetje në këtë situatë izolimi nga pandemia. Ata thonë se i kanë telefonuar bashkisë së Tiranës, por ajo i ka mbajtur me shpresa të kota, duke mos u dhënë asnjë ndihmë.

Hajriu dhe Xhemilja kanë mbetur të vetëm në këtë situatë izolimi. Të dy e kalojnë muajin vetëm me 120 mijë lekë të vjetra, pension të kryefamiljarit, pasi bashkëshortja nuk përfiton.

"Jam vetëm me plakën, plaka nuk ka pension. Unë marr 120 mijë pension. Asnjë ndihmë nuk kam pasur nga bashkia. As më ka ardhur të më pyesin si je"

Ata kanë 3 fëmijë, të cilët i kanë ndihmuar, por tashmë janë edhe vetë në vështirësi.

"Më ndihmojnë vëllezërit dhe dy gocat, një çun ka kalamajtë e vet. Ata edhe vetë janë pa punë"

Hajriu është i sëmurë, ndaj një pjesë e mirë e pensionit i duhet për të blerë ilaçet e pjesa që mbetet nuk del as për bukë thatë.

Ndaj ata presin një ndihmë prej shtetit apo bamirësve.

Hajriu thotë se ka telefonuar në bashki, por deri më tani vetëm shpresa të kota.

"Kam marrë në telefon. Njëherë më thanë do vijë njësia numër 6. Pastaj nuk përgjigjen fare"

EMISIONET