"Të mbajnë në punë se bën koktejle të mira apo se je seksi?"

"Të mbajnë në punë se bën koktejle të mira

Një ndër barmenët më të suksesshëm në Shqipëri, Mirjan Dautaj është pjesë e ngjarjeve të rëndësishme për të bërë koktejle të ndryshme. I njohur me emrin e artit si Rusha njihet dhe për stilin e vecantë të veshjes e paraqitjes, i cili është i ftuari i rradhës në 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj.

I pyetur nëse arsyeja e ftesës nëpër evente të ndryshme është për shkak të pamjes apo të punës së mirë, ai tha: "Unë vlerësoj më shumë punën. Puna është ajo që vlerësohet më shumë te njerëzit, ti mund të jesh sa të duash i bukur por nëse koktejli nuk futet në gojë, e humb gjithë pamjen. Nga i gëzuar duket sikur i ke vrarë gjithë dynjanë dhe normalisht që është puna dhe të bën të rrish ngrefur."

Rusha shtoi se duhet të ndihet i vlerësuar prej personit që e ka ftuar në punë pasi organizon një event të mirë dhe zgjedh të ketë një pamje apo veshje të mirë. 

 

EMISIONET