Të dhënat nga Kina tregojnë se shumica e njerëzve me Covid-19 kanë vetëm simptoma të buta, pastaj shërohen

Të dhënat nga Kina tregojnë se shumica e njerëzve me

Shumica e njerëzve që infektohen me Covid-19 kanë simptoma të buta, sipas të dhënave nga Kina, ku më e keqja e epidemisë tani duket se ka mbaruar. Muajin e kaluar, shkencëtarët nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan një punim hulumtues ku analizonin të dhënat për 72,314 personat e parë të diagnostikuar me Covid-19.

Epidemiologët thonë se do të duhet shumë kohë për të kuptuar plotësisht mekanikën e shpërthimit të koronavirusit, por informacionet e publikuara nga shkencëtarët kinezë mund të japin një pasqyrë të atyre më të prekshëm nga virusi. Të dhënat tregojnë se burrat dhe gratë kanë afërsisht të njëjtën mundësi për tu infektuar nga koronavirusi. Kur shkencëtarët analizuan 44,672 pacientë të konfirmuar se kishin sëmundje, ata zbuluan se kishte 106 burra të diagnostikuar në 100 gra.

Sidoqoftë, ndikimi tek burrat duket të jetë më i keq, të paktën midis atyre që ishin pjesë e këtij studimi fillestar. Ndërsa 2.8% e burrave të diagnostikuar me sëmundje vdiqën, vetëm 1.7% e grave kishin ndërruar jetë. Studiuesit gjithashtu shikuan se sa e rëndë ishte sëmundja për ata që u diagnostikuan. Lajmi i mirë: Më shumë se 80% kishinvetëm simptoma të buta. Pothuajse 14% u klasifikuan si raste të rënda, ndërsa gjendja prej gati 5% u përcaktua të jetë kritike.

Por, edhe pse një pakicë e rasteve janë të rënda dhe kritike, shkalla e pandemisë do të thotë që sistemet e kujdesit shëndetësor në shumë vende kanë filluar të kolapsojnë. Qyteti verior i Bergamos është goditur aq shumë nga koronavirusi sa po dërgon pacientë që kanë nevojë për kujdes intensiv në pjesë të tjera të vendit. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se fëmijët në Kinë shfaqnin simptoma më pak të rënda sesa të rriturit.

Një studim i botuar në internet në revistën mjekësore Pediatrics të hënën ekzaminoi 731 raste të konfirmuar dhe 1,412 raste të dyshuara të Covid-19 te fëmijët. Më shumë se 90% e të gjithë pacientëve pediatrikë ishin asimptomatikë, duke treguar forma të buta ose të zakonshme të sëmundjes. Rreth 13% e pacientëve që testuan pozitivisht për virusin nuk shfaqnin simptoma të sëmundjes. Nga 2,143 raste të kombinuara, një fëmijë, një djalë 14 vjeç, vdiq dhe gati 6% e rasteve ishin të rënda.

Studiuesit mbeten të pasigurt pse fëmijët me Covid-19 nuk ishin aq të sëmurë sa të rriturit.

Të dhënat nga Kina gjithashtu tregojnë se sa më i moshuar të jetë pacienti, aq më shumë rrezikohet nga virusi. Ndërsa shumica e rasteve të regjistruara përfshinin njerëz midis moshës 30 dhe 69 vjeç, shkalla e fatalitetit u rrit ndërsa mosha e pacientëve gjithashtu rritej. Sipas gazetës, midis njerëzve të moshës 49 vjeç ose më të ri, vetëm rreth 0,2% e atyre që u infektuan humbën jetën, krahasuar me 14,8% të atyre që ishin 80 vjeç dhe më të vjetër.

EMISIONET