Të dehurit të qëndrojnë larg makinës! Policia publikon videon me pasojat që shkaktohen

Të dehurit të qëndrojnë larg makinës! Policia publikon

Një shofer i dehur në Surrey nuk ka arritur të kontrollojë timonin e makinës dhe është përplasur me barrierën e vendosur në rrugë.

Në videon e publikuar nga policia, Brett Gilham shihet duke i dhënë makinës së tij tip Volkswagen Golf.

30-vjeçari po mundohej të shmangte përplasjen me makinat që po kalonin dhe përfundoi duke u përplasur në barrierën që ndan korsitë. Policia publikoi imazhet që të paralajmërojë të gjithë personat që konsumojnë alkool, të qëndrojnë larg makinës.

Gilham iu gjet 105mg alkool për 100ml gjak, ndërkohë që limiti është 80mg.

EMISIONET