Të çlirojmë Shqipërinë nga krimi! Basha: Rama po shkatërron reformën në drejtësi

Të çlirojmë Shqipërinë nga krimi! Basha: Rama po

Në kuadër të turit të takimeve për përgatitjet e protestave në janar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar qytetarët e Kavajës, ndërsa ka theksuar se me bashkimin e shqiptarëve Shqipëria do të çlirohet nga aleanca e Edi Ramës me krimin. Rama ka theksuar ai po mban pushtetin me krimin, ndaj po tenton të shkatërrojë dhe reformën në drejtësi.

Nga Kavaja, Lulzim Basha, dha mesazhin se 2018-a për opozitën do të jetë viti i bashkimit me shumicën e shqiptarëve për ta çliruar Shqipërinë nga krimi.  Kreu i opozitës tha se kryeministri po kërkon të  mbajë pushtetin duke shaktërruar votën e  lirë dhe reformën në drejtësi.

Ky sipas tij  është edhe qëllimi pse shkeli Kushtetutën për të emëruar një Kryeprokuror nën kontrollin e tij.

Basha: Edi Rama i trembet hetimit deri në fund të Saimir Tahirit. Edi Rama i trembet, zbulimit, ekspozimit dhe më pas hetimit të lidhjeve të publikuara, të njohuara e akoma të paekspozuara të tij me politikanët e lidhur me krimin dhe të tij me vetë krimin.

Lulzim Basha e barazoi qeverinë Rama me të keqen më të madhe qe i ka ndodhur vendit në këto 27 vjet.

Basha: 290 mijë shqiptarë vuajnë për ushqim, shifra më e lartë në Ballkan sipas Organizatës Botërore të Ushqimit;-30 % e familjeve, 1 në 3 familje shqiptare nuk paguajnë dot sot shportën ushqimore, ndërkohë që 2.5 milionë euro do të shpenzohen për të hequr palmat dhe për të vendosur pishat në segmentin Tiranë- Qafë Kashar; 39 % nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, ndërkohë që, vetëm 3 vitet e fundit, qeveria ka harxhuar për luksin e vet 140 milionë euro; 3 fabrikat e djegies së plehrave do t’u kushtojnë shqiptarëve 74 milionë euro në 2018-ën;40 biznese mbyllen nga pamundësia për të paguar taksa, ndërkohë shqiptarët paguajnë, në vit, 1.5 miliardë euro më shumë taksa.

Basha tha se këto janë fakte të mjaftueshme që shqiptarët t’i bashkohen protestave për largimin nga qeverisja të Aleancës së Krimit, nëpërmjet të cilës Edi Rama synon të mos lejojnë të zgjedhin të lirë dhe t’i kërkojnë llogari për dështimet dhe korrupsionin.  

Kreu i Partisë Demokratike u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestave të opozitës për të treguar se e vetmja rrugë për të mundur krimin në qeveri dhe për të siguruar të ardhmen e familjeve të tyre është reagimi kundër të keqes dhe mbrojtja e dinjitetit.  




EMISIONET