Studiuesi Taulant Muka i ftuar në "Ekopolitikë" tha se pozita dhe opozita janë bashkë në shkatërrimin e universiteteve.

Muka: Unë them që këtu janë bashkë opozitë-pozitë, duke lejuar bashkë shkatërrimin e universitetit, sepse është korrupsion 28 vjeçar. Ministria e Arsimit ka mbyllur sytë sepse duhet të çonte para ligjit rektorë dhe bordet e administrimit sepse kryeministri tha me zë dhe figurë se janë vjedhur miliona euro, kanë makina të shtrenjta. Pse nuk i çon para drejtësisë? Edhe opozita ka në dorë të njëjtat mekanizma si qeveria t'i çojë para drejtësisë këta individë. Janë 50 firma nga një fakultet që ia vënë fajin shfuqizimit të ligjit. Problemi nuk është zbatimi i ligjit. Unë mund të marrë disa nga emrat. Shumica e tyre nuk kanë publike me faktor impakti. Pra janë zero në shkencë. Kur them janë opozita dhe pozita bashkë, këtu ke kunatën e Alba Malltezit, vajzës së Sali Berishës apo gruan e Saimir Tahirit, apo zv/ministren e Arsimit në kohën e Partisë Socialiste. Këta janë të gjithë bashkë. Janë bërë të gjithë bashkë për të hequr përgjegjësinë nga vetja. Që të shfuqizosh një ligj, duhet të kesh një ligj tjetër për të miratuar. Kush do e bëjë zbatimin e ligjit? Këta pseudo-rektor?  

/Ora News.tv/